A ju pëlqen kolona zanore e Dashuri me Qira? – Ja çfarë nuk dini mbi të!

Dashuri me qira

dfdsfds121

Një nga serialet më të ndjekur të momentit është padyshim “Dashuri me Qira”. Teleshikuesit janë familjarizuar jo vetëm me personazhet por me çdo gjë qe lidhet me serialin, madje edhe me kolonën e tij zanore. Ju sjellim në vemëndje këngën “Bu shehirde” nga Ayshe Saran.

ayse saran

Ayshe është një vajzë nga Stambolli, e cila që në moshë të vogel ishte shumë e dhënë pas muzikës. Ajo mori leksione kitare në periudhën e gjimnazit por kushtet ishin të tilla që e pengonin kengëtaren të vazhdonte këtë kurs. Më vonë nisi të kendonte me banda të ndryshme muzikore dhe të merrte pjese në filma komerciale. Në vitin 2005 vendosi që aftësitë e saja t’i përdorte më me kujdes dhe të fokusohej në muzikë të vërtetë. Ayshe nisi të punonte për albumin e saj të parë. Pjesën më të madhe të kengëve e shkroi vetë. Me pak veshtirësi nisi karriera e Ayse e cila ndër punet e saj më të suksesshme ka kengen “Bu shehirde”, kolona zanore e dashurisë së Omer dhe Defne. “Bu shehirde” është një këngë që flet për pengesat e jetës, vetminë, testet dhe sfidat që na duhet të kalojme, hedhur si një lule në mes të erës së këtij qyteti. Ju ftojmë ta dëgjoni atë në videon e mëposhtme!