“Dashuri me Qira” në sezonin e tij të dytë – Ja dy personazhet e rinj!

Dashuri me qira

dfdsfds

“Dashuri me Qira” është një nga serialet më të pëlqyer në vend. Ai përmban një histori të pazakontë e cila kuptohet që në titull, por gjithashtu ana komike e kësaj historie ka bërë për vete të gjithë publikun.
Pas sezonit të parë, ngjarjet në serial do të marrin një tjetër kthese pikërisht me ardhjen e dy personazheve të rinj, Seda dhe Pamir. Tashmë, Defne punon për një kompani ku shiten produkte nëpërmjet internetit dhe drejtuesja e kësaj kompanie është Seda, një grua e divorcuar e cila kujdeset shumë për vajzën e saj të vogël. Nga ana tjetër, nipi i Neriman vjen për të joshur Defnen, një tjetër pengesë midis asaj dhe Omer.
Si do të rrjedhin ngjarjet në këtë sezon të dytë të “Dashuri me Qira”? Mos e humbisni nga e hëna në të premte, ora 20:00 në Jolly HD dhe në orën 21:00 në 3Plus!