«Dashuri me Qira» në zi, ndahet nga jeta aktori i serialit

Dashuri me qira

dashuppi

Një lajm tronditës ka shokuar të gjithë kastin e “Dashuri me Qira” por edhe gjithë Turqinë. Aktori i ri, Oğuzhan Tükenmez është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 22 vjeçare. Shkak është bërë një aksident me motor. Lajmi është ndarë në rrjetet sociale nga disa aktorë të serialit.

aktori

Salih Bademci shkruan në llogarinë e tij në instagram: “Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi se i riu i talentuar Oğuzhan Tükenmez, të cilin e takova në serialin ‘Dashuri me Qira’ është ndarë nga jeta. I dërgoj ngushëllimet e mia miqve dhe familjarëve. U prehsh në paqe.”

onuri

Edhe aktori Onur Büyüktopçu ka shkruar: “Ti ishte kaq i ri, vetëm 22 vjeç. Më thoje shpesh se kënaqeshe kur interpretoje me mua. Patëm një miqësi të bukur edhe pas serialit. U prefsh në paqe. Nuk mund ta mendoj sa njerëz kam humbur prej motorrëve. Me to s’mund të jemi kurrë të sigurt”.

bari

bari