Elçin Sangu: Ylli më ri i televizionit turk

Dashuri me qira

elcin sangu 1300503

Zakonisht televizioni gjate stinës së verës nuk ofron shumë, por duket se këtë vit ka qene ndryshe dhe televizioni turk ka marrë një dhuratë të bukur nga seriali “Dashuri me Qira”. Elçin Sangu, aktorja kokëkuqe ka filluar madje të krahasohet me Meryem Uzerli.
Ajo është 30 vjeç dhe ka lindur në Stamboll, pasi mbaroi universitetin në turqi “Artet e bukura” ajo filloi të merrte pjesë të vogla aktrimi në teatër. Paraqitja e saj e parë në televizion është në serialin “Öyle Bir Geçer Zaman Ki – Koha ikën” ajo luajti personazhin e keq dhe të ligë Jale, suksesi pasohet me seriale të tjera si: “Aşk Kaç Beden Giyer”, “Bir Aşk Hikayesi – Një histori dashurie”, “Kurt Seyd and Shura” dhe Sevdam Alabora. Por suksesin më të madh ajo e pati në “Dashuri me Qira”, i cili ka filluar transmetimin në Tring nga data 1 Shtator, nga e hëna në të premte ora 20:00 në Jolly HD dhe ora 21:00 në 3 Plus! Elçin Sangu dhe Barış Arduç formojnë një çift të lezeçëm dhe simpatik e duket se publiku i adhuron.
Bukuria natyrale dhe thjeshtësia e Elçin Sangut po e çon atë sa vjen e më shumë drejt suksesit, e një pjesë e kësaj nuk mund të lemë pa përmendur se ka të bëjë me flokët e saj, të të kuqe (gjithmonë natyrale). Kjo gjë nuk është e zakonshme në Turqi, dhe vlen të përmendet se Meryem Uzerli, aktorja gjermano-turke me famë ndërkombëtare është gjithashtu kokëkuqe. Duket se audience turke vdes për kokëkuqet.ddhdfhdhf

elcin sangu 1300495