Omer nga Dashuri me Qira përgënjeshtron lajmet për martesë por vjen me një tjetër të re

Dashuri me qira

barisisisis

Aktori i mirënjohur i “Dashuri me Qira”, Baris Arduc ka ndarë me fansat e tij një lajm të mrekullueshëm. Ai do të vijë së shpejti me një projekt të ri.

Gazetarët e gjetën aktorin tek merrte pjesë në provat e filmit “Arif V 216”, një komedi turke e shkruar nga Cem Yilmaz dhe me regji të Kıvanç Baruönü. Një ndër aktoret e përzgjedhura në këtë film është edhe e dashura e Arduc, Gupse Ozay, por vëmendja e gazetarëve ishte tek Baris.

Ata e pyetën përsëri për martesën. “Jo asnjë ndryshim, asgjë e re” – ka thënë aktori duke përgënjeshtruar zërat që thonin se ai dhe Gupse do të martoheshin këtë verë.

Ndërsa për planet për pushimet, aktori ka thënë “Unë kam asnjë plan për momentin, ndaj s’mund të them asgjë”.