Pas filmit, Elcin Sangu dhe Baris Arduc vijnë me një duet; mos e humbisni videon e këngës së tyre!

Dashuri me qira

duelliti

Jo vetëm dy aktorë të talentuar por edhe me një zë të mrekullueshëm. Këtë do të mendoni të gjithë tek të dëgjoni këngën e kënduar nga Elcin Sangu dhe Baris Arduc. Kënga e titulluuar “Bu Su Hiç Durmaz” është kolona zanore e filmit “Kohë për lumturi” ku interpretojnë dy aktorët. Përformanca e Elcin dhe Baris është pritur shumë mirë dhe komentet pozitive nuk kanë munguar.

maxresdefault 17

Elcin Sangu dhe Baris Arduc intepretuan së bashku për serialin “Dashuri me Qira” dhe kimia mes tyre ishte më se e dukshme. Fansat u dashuruan pas kësaj dyshe të talentuar, aq sa regjisorët i zgjodhëm për të interpretuar përsëri së bashku. Filmi i tyre “Kohë për lumturi” do të publikohet së shpejti në kinematë në Turqi.

mutluluk zamanı

Ju ftojmë të dëgjoni këngën e bukur e interpretuar nga dy aktorët.