Zgjidhen më në fund dy partnerët e vampires së ardhshme Elcin Sangu

Dashuri me qira

 

elxinsanart

Lajmi se Elcin Sangu do të vijë në ekran me një rol shumë ndryshe, si një vampire, u prit shumë mirë nga fansat e saj. Edhe vet aktorja është shumë e lumtur për këtë sfidë të re që ka marrë përsipër.

Pas shumë polemikash se cilët do të ishin partnerët e Sangu, produksioni ka vendosur. Birkan Sokullu, aktori i njohur i “Flakë Pasioni” dhe Kerem Bursin do të jenë dy partnerët e aktores flokëkuqe.

Sokullu do të vijë si vampiri zemërmirë i quajtur Numel ndërsa Kerem Bursin si personazhi negativ Dmitry.

Qëllimi i Mias, interpretuar nga Elcin Sangu, do të jetë shkatërrimi i Dmitry-t i cili kohë më parë e shëndërroi nga një humane në një vampire.

A post shared by Kerem Bursin (@thebursin) on

A post shared by ELÇİN SANGU (@elcinsangu) on