Aktorja turke deklaron: «Ju sillem ashtu si më silleni ju

Dielli i dimrit

Bashak Parlak

Aktorja simpatike e serialit “Dielli i dimrit”, Bashak Parlak ka treguar se ndikohet shumë nga ambjenti në të cilin ndodhet. E njohur si Seda, ajo ka rrëfyer se energjia që merr përcakton në një menyrë edhe sjelljen e saj. “Nëse njerezit më rrinë ftohtë, ngrij dhe unë.” Ka thënë aktorja. “Mund të shndërrohem në një njeri të mërzitshëm nëse nuk e ndjej veten mirë” ka vijuar ajo. Megjithatë e ka mbrojtur veten me argumentin se është shumë gazmore kur është mes miqve të saj. Por në fakt kush nuk është kështu?!