Një jetë e re për Asli Enver: Ndryshimet e aktores mëse të dukshme…

Dielli i dimrit

asli enver 12321431
Gjatë këtyre ditëve, kryefjala e mediave turke ka qenë pikërisht ndarja e Asli Enver dhe Murat Boz. Lidhja 2.5 vjeçare e cila shumë shpejt do të kurorëzohej në martesë, mori fund. Pas kësaj, të gjithë filluan të analizonin veprimet e secilit prej tyre. Asli fillimisht nuk po fshinte asnjë nga fotot me Murat, për disa ditë pas konfirmimit të ndarjes. Por, tashmë ajo jo vetëm që i ka fshirë, por është më aktive se kurrë në rrjete sociale. Kjo gjë i ka bërë përshtypje të gjithëve, pasi janë mësuar me një Asli pak më të rezervuar. Ndërkohë që tashmë, ajo poston thuajse gjithçka, sikur të donte të tregonte sesa mirë është jeta e saj pavarësisht asaj çka ndodhi.

A post shared by Asli Enver (@aslienver) on