Me kë ka rënë në dashuri Meyrem Uzerli ?

Mbretëresha e Natës

feffww.jpg

Meyrem Uzerli mund të ketë rënë në dashuri! I dashuri i saj mund të jetë biznesmeni i famshëm Alp Özcan. Ata të dy janë fotografuar në një kafene të njërës prej qendrave tregtare. Biseda mes tyre duket se ka qenë shumë miqësore, meqë dyI dashuri i saj mund të jetë biznesmeni i famshëm Alp Özcan. Ata të dy janë fotografuar në një kafene të njërës prej qendrave tregtare. Biseda mes tyre duket se ka qenë shumë miqësore, meqë dy të rinjtë kanë qenë shumë të buzëqeshur. Menjëherë sapo kanë pikasur gazetarët, ata janë larguar dhe nuk u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Në datën 11 mars Meyrem Uzerli ka marrë pjesë në premierën e filmit ‘Annemin Yarası’. Ajo është shfaqur më rrëzëllitëse se kurrë, por ajo çka u ka bërë më shumë përshtypje të gjithëve është se Alp Özcan, biznesmeni që supozohet të jetë i dashuri i saj kanë ardhur veç e veç në këtë mbrëmje gala ku kanë qenë shumë të ftuar. Ai ka vendosur të ulet në një nga vendet e fundit të sallës për të parë premierën e filmit të shumëpritur. Nëse fillimisht dyshohej se Meyrem mund të ishte e lidhur me Murat Yildirim (Kartalli te Mbretëresha e Natës), tanimë një tjetër djalosh është vënë në objektivin e paparacëve.

Meyrem Uzerli dhe Alp Özcan janë kapur sërish bashkë në një nga rrugët periferike të Stambollit. Sapo kanë parë se gazetarët ishin vënë pas tyre, ata u ndanë dhe filluan të ecnin në drejtime të kundërta për të mos rënë në sy se ishin bashkë. Shumë dyshime janë hedhur për marrëdhënien e tyre, por protagonistët nuk kanë dhënë ende asnjë koment.