Amine Gulse drejt altarit plot 3 herë…

Mos u dorezo

aminefff
Amine Gulse dhe Mesut Ozil do të shkojnë drejt altarit brenda pak javësh. Aktorja dhe futbollisti i njohur, janë duke u marrë me përgatitjet e fundit të ceremonisë. Por, pavarësisht se çifti ka zgjedhur të jetë sa më diskret me detajet e dasmës, ne kemi zbuluar faktin më interesant të kësaj ceremonie. Ose më sakt, të këtyre ceremonive duhet të themi. Çifti nuk do të zhvillojnë një, por plot 3 dasma për të celebruar dashurinë e tyre.

4351988D00000578 4798602 image a 11 1502961292228

Konkretisht, një në Turqi, një në Gjermani dhe një në Suedi. Kjo, pasi Turqia është vendi ku nusja e ardhshme ka pjesën më të madhe të miqve dhe kolegëve, Gjermania është vendi i origjinës së futbollistit, ndërsa Suedia nga ana tjetër është vendi i Amines. Siç e dini, ata tashmë kanë 3 vite së bashku dhe duket se do të bëjnë një dasëm për secilin prej këtyre viteve apo jo? Gjithsesi, ne mezi po presim të shohim fotot nga të treja ceremonitë.