Besa Kokëdhima rrëfen ndryshimet rrënjësore në jetën e saj!

Showbiz

besa paris
Besa Kokëdhima i ka munguar skenës dhe publikut shqiptar dhe me të drejtë do të pyesni se ku humbi këngëtarja gjithë këto kohë. Tashmë ajo nuk jeton më në Tiranë, pasi është shpërngulur prej disa kohësh në Paris.Këngëtarja ka treguar se ka bërë disa ndryshime rrënjësore në jetën e saj dhe zbuloi planet e ardhshme në muzikë.

 640 0 5bf861b5bafe1

“Kam bërë disa ndryshime rrënjësore në jetën time, jam transferuar në Paris dhe kam nisur disa projekte atje. Ka qënë e nevojshme një kohë shkëputje e qetësie për të menaxhuar ndryshimet dhe angazhimet e reja”, -është shprehur Besa, e cila ka folur edhe për projektet e reja në muzikë. Ajo ka treguar se ka xhiruar klipin e projektit të ardhshëm, që do të publikohet në fillim të vitit 2019. Ndërsa, për sa i përket mundësisë për t`u bërë pjesë e tregut muzikor francez, Besa ka thënë vetëm se ka disa plane në Francë, por dëshiron t’i mbajë ende sekret.