Të pathënat e protagonistëve të serialit «Një histori nga Bodrumi»

Një histori nga Bodrumi

arke

Vjen sot në ekranin e 3Plus “Një histori nga Bodrumi”, një serial me një kast të mrekullueshëm aktorësh si Murat Aygen, Timuçin Esen, Sevval Sam, Dilan Çiçek Deniz, Ezgi Senler, Alperen Duymaz etj. Ju prezantojmë më shumë me ta!

murat aygenin bodrum masalı evren göz rengi nedir

Murat Aygen ka lindur më 29 Tetor 1971 në Diyarbakir të Turqisë. Roli i tij i parë ishte në vitin 2005 me filmin “Ankara Express”. Më pas, ai interpretoi në disa filma dhe seriale si “Paramparca Asklar”, “Kul ve ates”, “Medcezir” etj. Në vitin 2017 u bë pjesë e kastit të “Nusja nga Stambolli” në rolin e Xhan. Murat Aygen është i martuar me Nihan Asli Elmas që prej vitit 2010. Tashmë do të mund ta ndiqni çdo fundjavë në “Një histori nga Bodrumi”.

personazhet

Timuçin Esen

Timuçin Esen ka lindur më 14 Gusht 1973 në Adana. Prindërit e tij janë avokatë. Gjimnazin e kreu në vendlindje, më pas ndoqi konservatorin në univeristetin e Ankarase, dhe u diplomua për teatër nga Universiteti i Arteve të Bukura Mimar Sinan. Studimet master i ndoqi në SHBA, në Institutin e Arteve në Kaliforni, ku mori mesime për aktrimin nga Larry Moss. Pasi u kthye në Turqi, Timuçin Esen ka interpretuar në serialet si : “Gurbet Kadını”, filmin “Gönül Yarası” etj.

personazhet2 

Sevval Sam

Vajza e këngëtares turke Leman Sam, ka lindur në 11 Nëntor 1973 në Stamboll. Ndoqi gjimnazin İsov Yapı Meslek, dhe më pas studimet e larta në Iniversitetin e Arteve të Bukura Marmara në departamentin Graphic Design. Sevval ka qenë e martuar me futbollistin Metin Tekin, me të cilin ka dhe një djalë. Sam ka luajtur disa role në disa filma si Martılar ve İstanbul apo Siyah Beyaz, Sen Olmak. Ajo ka disa albume muzikore Has Arabesk, Toprak Kokusu, Istanbul’s Secret, etj.

personazhet2 

Dilan Çiçek Deniz

Dilan ka lindur në 28 Shkurt 1995 në Sivas. Ajo ka përfunduar gjimnazin ku studioi për 3 vjet teater, më pas ndoqi studimet në universitetin Edge për turizem, degë që me pas e ndryshoi dhe vazhdoi studimet e larta për letërsi. Në moshën 15 vjeçare ajo botoi një vëllim me poezi, dhe dy vjet më vonë në moshën 17 vjeçare mori pjesë në një konkurs teatri ku fitoi dhe çmim. Në vitin 2015 Deniz ka interpretuar në seriale si “Tatlı Küçük Yalancılar”, “Güneşin Kızları”. Ajo mban titullin Miss Universe Turqia 2014 dhe përfaqësoi vendin e saj në Miss Universe 2014.

personazhet2 

Ezgi Senler

Ka lindur në vitin 1993 në Ankara. Në moshën 9 vjeçare ajo ishte pjesë e departamentit të Operas dhe Baletit të Fëmijëve në Ankara ku ndoqi studimet për dy vjet, dhe në moshën 11 vjeçare vazhdoi konservatorin për balet klasik në univeristetin Hacettepe në Ankara. Ezgi Senler ka interpretuar role në serialet si Bodrum Masalı, Nefes Nefes.

personazhet2 

Alperen Duymaz

Ka lindur në 3 nëntor 1992. Në shkollë të mesme tregoi interesin e tij për muzikën, dhe ndoqi studimet për teater në konservatorin e Ankarasë. Alperen ka interpretuar në serialet turke si Aci Ask, Tatli Kucuk Yalancilar, Bodrum Masali, etj.

hisotis

“Një histori nga Bodrumi”, çdo të shtunë dhe të diel, ora 20:00 në 3Plus