Asli Enver mbetet ‘pa fjalë’ përballë gazetarëve!

Nusja nga Stambolli

asli enver 12321431
Aktorja e njohur e serialit “Nusja nga Stambolli”, sapo ka përfunduar pushimet e saj të gjata verore. Ajo tashmë i është rikthyer punës, duke vazhduar xhirimet në rolin e Syreja-së tek “Nusja nga Stambolli”. Së fundmi, Asli është spikatur teksa po bënte pazar, nga disa paparacë dhe gazetarë. Sigurisht, pyetja e parë për të, ishte rreth jetës së saj private.

5491cd67 879c 4176 8c02 8e7057b99401

Kujtojmë se gjatë verës, Asli dhe Murat Boz u bënë kryefjala e mediave me ndarjen e tyre të bujshme. Teksa është pyetur nëse ka gjetur dike për ta bërë të lumtur, Asli ka thënë thjesht që nuk ka ndërmend t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Më pas, ajo ka vazhduar t’i injorojë gazetarët dhe të mos i përgjigjet më asnjë pyetjeje të drejtuar prej tyre.