Dy aktorët e «Nusja nga Stambolli» i japin fund lidhjes së tyre dhe ‘hakmerren’ kështu

Nusja nga Stambolli

42273463 2219566868278797 3335365911518380032 n

Aktorët e “Nusja nga Stambolli”, Berkay Mustal dhe Hira Koyuncouglu u njohën në shesh xhirim dhe mes tyre lindi një histori e bukur dashurie. Ata nisën të interpretonin si një çift dhe qëndruan të tillë edhe jashtë serialit. Megjithatë, sipas gecce.com dy aktorët i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ata janë ndarë rreth 2 muaj më parë.

22 4690

 

Angazhimet e shumta e për pasojë mungesa e kohës ka bërë që Berkay dhe Hira të mbyllnin këtu historinë e lindur mes tyre. Pas kësaj, dy aktorët kanë fshirë çdo foto që kishin me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, si një shenjë për të harruar gjithçka që ndodhi mes tyre e për të hedhur pas krahëve këtë dashuri që nuk përfundoi në martesë, siç ata do të donin.