Murat Boz rikthehet në shtëpinë e Asli Enver…

Nusja nga Stambolli

aslleme

Një lidhje shumë e ndërlikuar dhe e përfolur kjo e Murat Boz me Asli Enver. Pas 2 vite e gjysmë të lidhur ata i dhanë fund gjithckaje dhe Murat u largua nga shtëpia ku ata bashkëjetonin. Asli fshiu çdo gjurme në instagramin e saj që kishte lidhje me Murat. Por, pas 7 muajsh të ndarë ata janë rikthyer së bashku dhe këtë e ka pohuar vetë Murat i cili ka thënë se tashmë ata kanë bërë paqe me njeri-tjetrin dhe ndihen të lumtur bashkë.

murat boz as 114241QO

Gjithashtu ai theksoi se nuk do të japë më asnjë deklaratë për lidhjen e tij dhe se do mbajnë shumë gjëra private. Gjithsesi kjo nuk i stepi gazetarët dhe as mediat turke të shkruanin për çiftin. Një nga lajmet më të fundit për ta është se Murat është rikthyer të bashkëjetojë me Aslin në vilën e saj.