Nis në Tring sezoni i dytë i serialit Nusja nga Stambolli- Zbuloni të papriturat e këtij sezoni

Nusja nga Stambolli

cifti

Ozcan Deniz dhe Asli Enver janë dy protagonistët e serialit “Nusja nga Stambolli” i cili vjen në Tring çdo të premte në orën 21:00 në Jolly HD. Edhe pse përpiqen shumë për të qenë bashkë, duket se pengesat janë më të forta për Farukun dhe Syrejen. Kështu, sezoni i parë nuk na sjell një fund të lumtur megjithatë lajmi i mirë është se seriali vazhdon në një sezon të dytë i cili sapo nis sot të shfaqet në Tring. Ndoshta në përfundimin të tij, dashuria e dy protagonistëve do të triumfojë! Padyshim, një nga surprizat e këtij sezoni ishte ndryshimi në pamje i Asli dhe Ozcan, për të treguar kështu kalimin e kohës. Gjithashtu, dy aktorë të rinj i janë shtuar këtij sezoni. Ata janë Tamer Levent dhe Murat Aygen. Më poshtë ju sjellim një video se çfarë pritet të ndodhë në episodin e parë të këtij sezoni.