Ozcan Deniz drejt divorcit: Kushtet e vendosura nuk po funksionojnë!

Nusja nga Stambolli

ozcandenizimi
Aktori i serialit “Nusja nga Stambolli” Ozcan Deniz dhe bashkëshortja e tij Feyza Aktan, janë martuar dhe janë bërë prindër për herë të parë brenda vitit 2018. Çifti siç dihet kanë një diferencë prej 20 vitesh me njëri-tjetrin, por deri më tani ky nuk ka qenë problem për ta. Para pak kohësh kemi zbuluar se Ozcan dhe Feyza kishin vendosur disa “limite” ekonomike. Pra, secili prej tyre, nuk duhej ta tejkalonte kuotën e përcaktuar për shpenzime. Ky vendim, erdhi si pasojë e shpenzimeve të pamenduara të Feyzas.

640 0 5c3fb55fe2a14 600x342

Mirëpo, mediat turke kanë zbuluar se këto kushte që kanë vendosur në familjen e tyre të re, nuk janë respektuar aspak. Prej dy muajsh çifti janë duke kaluar një krizë në marrëdhënien e tyre dhe mendohet se po shkojnë drejt divorcit. Aktori ndërkaq ka mbyllur të gjitha llogaritë që kishte hapur në emër të bashkëshortes, pasi ajo ka shpenzuar tejmase. Asnjëeri prej tyre nuk ka reaguar ende kundrejt këtij lajmi, por megjithatë fakti që Ozcan nuk është aspak dakord me shpenzimet e bashkëshortes së tij, nuk është më një mister.