Ozcan Deniz, një baba i shkëlqyer: «Jam i bekuar»

Nusja nga Stambolli

ozcanbeku
Aktori i njohur u bë baba vetëm pak muaj më parë. Partnerja e tij Feyza Deniz, solli në jetë djalin e tyre të quajtur Kuzey. Interesi i fansave për të ka qenë tepër i madh. Së fundmi, bashkëshortja e tij ka postuar një foto ku shfaqet në krevat me vogëlushin dhe mund të themi se është një nga fotot më të bukura që kemi parë.

ozcan

Menjëherë fansat kanë vërshuar të komentojnë dhe sigurisht midis tyre nuk mund të mungonte edhe komenti i Ozcan. “Jam i bekuar,” ka shkruajtur aktori, duke bashkangjitur edhe një zemër në komentin e tij. Djali i Ozcan është 4 muajsh dhe fotoja e tij tashmë ka pushtuar mediat turke.

deniz