Postoi foton e Fahriye, Ozcan Deniz sqaron «keqkuptimet»!

Nusja nga Stambolli

ozcan fah burak
Ditën e djeshme, aktori i serialit “Nusja nga Stambolli”, ka publikuar një foto të vjetër të tij me aktoren Fahriye Evcen. Siç e kemi përmendur, ky veprim nuk u prit aspak mirë nga fansat, pasi dy aktorët kanë bashkëjetuar gati 4 vite, ndërsa tashmë secili prej tyre ka krijuar familjen e tyre. Duke parë vrullin me të cilin postimi i tij qarkulloi në rrjet dhe komentet e pafundme, Ozcan ka vendosur të sqarojë situatën.

ozcan fahriye

“Rrjetet e mia sociale, menaxhohen me profesionalitet nga agjentët e mi. Fokusi i tyre kryesor, është promovimi i projekteve të mia, pra shfrytëzohen për biznes dhe jo për qëllime personale kundrejt kolegëve apo miqve. Herë pas here, agjensia ime poston foto të projekteve të suksesshme dhe fotoja që është publikuar, ka qenë e tillë. Filmi që kam luajtur së bashku me Fahriyen, është një nga projektet e mia të hershme, dhe u ri-postua për të treguar një retrospektivë të karrierës sime. Postimi nuk ishte aspak një ‘sulm’ personal ndaj askujt, akoma më tepër nuk kishte për qëllim të bënte askënd të ndihej keq. Pavarësisht marrëdhënieve me njëri-tjetrin, një profesionist, nuk mund ta mohojë kurrsesi punën e tij apo ta lerë të flejë në heshtje vetëm për shkak të gjërave private që mund të ketë patur me kolegët,” ka thënë Ozcan.