Tre aktorë të rëndësishëm largohen nga kasti i «Nusja nga Stambolli»

Nusja nga Stambolli

nusjakast

“Nusja nga Stambolli” është një nga serialet më të ndjekur jo vetëm në Turqi por edhë ne vendin tonë. Ende në xhirim, ky ka qenë një produksion gjigand i cili ka sjellë në ekran historinë e vërtetë të dashurisë mes Syrjasë dhe Faruk. Sipas shtypit turk, nga seriali do të largohen së shpejti 3 aktorë.

resim 154932CY

I pari është Berkay Hardal i cili interpreton në rolin e Murat. Aktori ka fituar një rol protagonist dhe mund të themi me bindje se është një yll në ngjitje në kinemanë turke. Projekti që aktori do të nisë së shpejti quhet “Dashuria e ëngjëjve”.

1823133 940x531

Bashkë me Berkay, nga “Nusja nga Stambolli” largohet gjithashtu Hira Koyuncuoglu, aktorja e cila interpreton si Bade. Dy aktorët u dashuruan në këtë serial dhe janë një nga çiftet më të ëmbël të showbizit turk.

Murat Aygen2

Aktori i tretë është Murat Aygen i njohur në serial si Xhan. Në të vërtetë, produksioni kishte parashikuar më pak episode për këtë aktor por publiku e pëlqeu dhe roli i tij u zgjat edhe më shumë. Performanca e Aygen rezultoi e suksesshme dhe shumë pozitive.