Can Yaman: Marrëdhënia ime me Demet Ozdemir dhe ‘vesi’ që do doja të mos kisha!

Pavarësisht dashurisë

yaman yajman
28 vjeçari i cili është kthyer në aktorin më të preferuar nga publiku, tregon vazhdimisht detaje nga jeta e tij. Aktori së fundmi ka zbuluar ‘vesin’ e tij më të keq. ” Zakonisht nuk ankohem për punën, pavarësisht se së fundmi ka patur raste që xhirimet mund të kenë zgjatur edhe 17 orë dhe kam patur vetëm 3 orë në dispozicion për të pushuar. Por, më duhet ta them. Gjëja më e keqe që kam, është që e adhuroj gjumin. Më pëlqen të flej dhe nuk jam aspak një person që çohet herët në mëngjes. Prandaj, sa herë kjo rutinë e imja prishet, më luhatet goxha humori. Megjithatë, nuk e kam lënë këtë gjë të ndikojë në punën time,” ka thënë ai.

demet demet

Përsa i përket marrëdhënies me kolegët, Can ka treguar se me Demet Ozdemir, ka krijuar një miqësi shumë të mirë. “Kemi patur kimi që ditën e parë në set. Kemi shkuar shumë mirë bashkë dhe merremi vesh direkt me njëri tjetrin. Ajo është një kolege shumë e mirë dhe një aktore akoma më e mirë. Më pëlqen shumë aftësia e saj për të improvizuar. Jemi të dy shumë energjikë dhe nuk do të na shihni kurrë të lodhur në shesh xhirim,” ka shtuar Yaman.