Can Yaman rrëfehet për jetën personale: Nuk është e thjeshtë të jesh e dashura ime!

Pavarësisht dashurisë

ylli bukur

Can Yaman është një nga aktorët më të pëlqyer turk. 28 vjeçari, është tejet i pëlqyer nga femrat dhe duket se numri i fansave të tij sa vjen e shtohet. Në intervistën e tij të fundit, Can ka folur rreth dashurisë dhe raporteve të tij private. Në fakt, i ka surprizuar të gjithë, pasi sipas tij, është pak e vështirë që të krijosh një lidhje me të.

can inter

“Nuk e mbaj mend dashurinë time të parë. Nuk jam një person aq i lehtë për t’u marrë vesh, por është shumë e lehtë të biesh në dashuri me mua. Fokusohem shumë tek personaliteti i partneres. Por, duke qenë se jam person me luhatje të shpeshta humori, apo qoftë edhe rutine, mendoj se është pak e vështirë të jesh partnerja ime. Megjithatë, sigurisht edhe unë mendoj për martesën një ditë apo për të krijuar familje. Për momentin, nuk kam asgjë tjetër për të treguar rreth jetës personale,” është shprehur ai. Can Yaman e ndjekim nga e hëna në të premte në “Pavarësisht dashurisë” dhe shumë shpejt vjen në Tring me “Hëna e plotë”.