Kolona zanore e ‘Pavarësisht dashurisë’: Ja çfarë nuk dini për të!

Pavarësisht dashurisë

Seriale Turke9
Kolona zanore e një prej serialeve më të ndjekur, “Pavarësisht dashurisë”, është bërë po aq e dashur sa edhe vetë seriali për ndjekësit. Këtë kolonë, e ka krijuar Gokhan Turkmen. Por, për të gjithë ju që nuk e njihni artistin në fjalë, ne po iu sjellim disa të dhëna për jetën e tij. Gokhan ka lindur në 1 shtator 1083 në Stamboll. Në vitin 1997 ai filloi të luante kitarë, por studimet e larta i kreu për një degë krejt ndryshe nga arti. Ai ka performuar për një kohë të gjatë në rrugë apo nëpër organizime të vogla. Gokhan ka marrë leksione kantoje për 1 vit, pas të cilave filloi të performonte në disa radio lokale.

Gökhan Türkmen Şarkı Sözleri SarkiSozleriHD.com

Në fillimet e karrierës së tij, duke mos qenë i njohur dhe pa patur mundësinë të lançohej zyrtarisht në tregun muzikor, Gokhan-it i kanë vjedhur tre këngë. Këngë që ai i kishte krijuar dhe i këndonte nëpër metro apo nëpër rrugë, janë përvetësuar nga artistë të tjerë pa lejen e tij. Më vonë, në vitin 2003 ai pati suksesin e tij të parë, me publikimin e këngëve të tij në Youtube të cilat morrën më tepër klikime sesa ai priste. Në 2008-tën ka publikuar albumin e tij të parë dhe përgjatë vitit 2010 ai ishte artisti më i vlerësuar në Turqi, duke përfshirë këtu çmime të ndryshme apo kontrata të majme.