Pas incidentit në këmbë gjatë xhirimeve, Buraku merr vendimin e papritur

Trumcaku

kemalid

Aktori i njohur Burak Özçivit, i njohur për publikun shqiptar me rolin e Kemalit në serialin ”Dashuri e pafund” ka qenë në vëmendje të shtypit turk ditët e fundit pas lëndimit që pësoi në këmbë gjatë xhirimit të filmit të ri ” Can Feda”. Pas dërgimit të menjëhershëm në spital, ku dhe mori ndihmën e parë, mjekët  i dhanë regjim shtrati pasi kishte këputur ligamentet e këmbës. Por, pak ditë pas incidentit, aktori ka marrë vendimin e papritur për t’ju rikthyer xhirimeve edhe pse jo në gjendjen e tij më të mirë. Këtë e ka njoftuar vetë aktori i cili nëpërmjet një fotoje të postuar në Instastory shihet në makinë teksa shkruan “Xhirime”. Ndërkohë, ne i urojmë të shkuara aktorit.

xhirime