Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen drejt divorcit?

Trumcaku

burak2
Çifti i njohur turk po përjetojnë një krizë në marrëdhënien e tyre. Madje, mediat turke raportojnë se ata kanë vendosur të divorcohen. Ky vendim, është marrë si pasojë e xhelozisë së tepruar të aktorit, i cili e ndalon bukuroshen turke të bëjë thuajse çdo gjë.

burak1
Mesa duket, durimit të saj i ka ardhur fundi. Mediat njoftojnë se aktori nuk ka dashur as që të shoqërohet nga bashkëshortja në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve të GQ – Men of the year. Ai nuk ka dëshirë që ta nxjerrë fare atë para publikut, pavarësisht se këtë vendim e ka “justifikuar” me angazhimet filmike të partneres.

burak3
Mediat turke shprehen se ata kanë vetëm një vit të martuar së bashku, por ky vit ka mjaftuar për të parë se lidhja e tyre nuk funksionon. Nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga asnjëra palë për këtë temë, megjithatë, burime të afërta thonë se lidhja e tyre nuk mund të “shpëtohet” më. 

burak4