Rregullat e Fahriye për Burak nuk kanë fund, vendimi i tyre i fundit është…

Trumcaku

burakukriza
Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ata janë një nga çiftet më të përfolura në mediat turke. Disa herë për shkak të xhelozisë së Fahriye, e disa herë të tjera për gjërat e pazakonta që ndoshta mund të kërkojë gjatë shtatzënisë. Së fundmi, çifti ka marrë një vendim përsa i përket përkujdesjes së fëmijës së tyre.

burak ozcivi 145520VX

Ata nuk kanë dëshirë të marrin një dado apo ndihmëse, pasi Fahriye do që ata të jenë gjithë kohën të pranishëm për fëmijën e tyre dhe ta edukojnë vetë. Ajo madje ka menduar të marrë një periudhë pauze nga angazhimet e saj dhe thuhet se ndoshta për 2 vite do i stopojë të gjitha projektet që ka. Dy aktorët e njohur kanë rënë dakord që të paktën deri sa bebi të rritet pak, askush tjetër nuk do të kujdeset për të përveç tyre.