Hazal Kaya së shpejti sërish në ekran!

Showbiz

Lajme të bukura vijnë nga aktorja Hazal Kaya, e cila ka qënë larg nga ekrani për një kohë të gjatë, por në fokusin e kamerave për serialin e ri që do të shfaqet së shpejti.

Kaya do të rikthehet sërish me një rol në televizion pas 2 viteve pauzë.

Hazal Kaya, aktore në serialin “Dashuri” premierë në Tring, në vitin 2019 ka sjellë në jetë djalin e saj  Fikret Ali.

Aktorja bukuroshe, e cila ka qënë larg ekranit pas lindjes të djalit, ka patur kohët e fundit rol protagonist në serialin “Bizim Hikaye”.

 

E kthyer pas disa vitesh, Hazal Kaya është sërish në fokusin e kamerave për të xhiruar serialin ‘Pera Palas’ta Gece Yarısı’, i cili do të shfaqet në ekranet turke së shpejti.

Sipas lajmeve këtë sezon aktorja 30 vjeҫare do të ketë edhe një rol tjetër në një serial të ri i cili do të fillojë xhirimet në javët e ardhshme.

Në serialin e ri ajo do të luajë rolin e një vajze me një të kaluar shumë të vështirë, e cila ka humbur kujtesën gjatë një aksidenti.