Grimieri shqiptar bën bujë ndërkombëtare, e kontakton Ellen Degeneres!

Showbiz

ellen
Grimieri i famshëm nga Prizreni, Arbër Bytyqi është ftuar nga stafi i emisionit “The Ellen Show”, moderuar nga e famshmja Ellen DeGeneres.Në një intervistë, artisti i make up- it rrëfeu fillimisht se transformimet e tij janë përhapur kudo, aq sa një mëngjes, krejt pabesisht mori një telefonatë nga “Insider” dhe “Bright Side”.Në rrëfim e sipër, Bytyqi tregon gjithashtu se ka marrë një email e më pas një telefonatë nga një reporter (gazetar) i “The Ellen Show”.

images

“Domethënë ka qenë e pabesueshme. Nuk dija të gëzohesha apo të qaja. Kështu shumë shpejt do të kemi një reportazh të shkurtër që do të përgatitet për The Ellen Show, për arsye se unë nuk mundem të shkoj.” u shpreh Bytyqi duke shtuar se është mungesa e vizës ajo që do ta mbajë atë larg emisionit të famshëm.