I çmendur pas Rita Orës, fansi bën gjestin e veçantë!

Showbiz

rita tatu
Rita Ora është ndër këngëtaret më të suksesshme me një numër të madh fansash. Si e tillë, nuk ka si të mungojnë dedikimet e shumta që merr prej tyre. Por, dedikimi i fundit, mund të themi se është më i çmenduri dhe i veçanti. Një fans i saj, ka bërë tatuazh një prej fotove të këngëtares. Një tatuazh shumëngjyrësh dhe aspak i vogël me portretin e këngëtares shqiptare, tashmë është gdhendur në këmbën e tij. Rita ka ndarë me ndjekësit foto të këtij tatuazhi duke e shoqëruar me shkrimin “Kjo është çmendurisht e bukur.”

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on