“I kanë dalë dy dhëmbët e parë dhe ecën këmbadoras.” Harry dhe Meghan tregojnë detaje nga rritja e Archie

Showbiz

Archie tani është 6-muajsh dhe Duka e Dukesha e Sussex, kanë ndarë disa detaje lidhur me të në një takim me familjet e ushtarëve mëngjesin e djeshëm. Ata kanë treguar se i vogli tashmë ecën këmbadoras dhe i kanë dalë dy dhëmbët e parë.

Harry u shpreh se vlerësonte punën e gjithë nënave për rritjen e fëmijëve të tyre ndërsa bashkëshortët kanë qenë me misione jashtë vendit. Ai shprehu keqardhjen e tij që ata janë detyruar të humbasin momente nga rritja e fëmijëve të tyre, për të mbrojtur atdheun.

Me sa duket, në fotot e ardhshme, Archie-n e vogël do ta shohim me dhëmbët e parë dhe ndoshta për dore me prindërit.