Iggy Azalea reagon pas publikimit të fotove nudo!

Showbiz

Gjatë fundjavës Iggy Azalea u kthye në personazhin kryesor në rrjete sociale, për shkak të publikimit të disa fotove të saj të papërshtatshme. Reperja qëndroi e heshtur, derisa vendosi që të reagonte publikisht përmes një deklarate në rrjete sociale. Iggy ju ka kërkuar fansave që të marrin në konsideratë ndjenjat e saj, sepse kjo situatë nuk është e lehtë aspak për të. Këngëtarja ka treguar se fotot janë realizuar gjatë një “photoshoot” për revistën “GQ” dhe nuk do të publikoheshin asnjëherë.

“Sot jam e mbushur me emocione negative. Ndjehem e sulmuar, e turpëruar, e zemëruar, e trishtuar dhe një milion gjëra të tjera. Jo vetëm se nuk e pranova këtë gjë, por edhe për shkak të mënyrës së gabuar që reaguan njerëzit”, ka thënë Iggy. Ajo ka shtuar se më shumë i ka ardhur inat nga komentet negative, kryesisht të meshkujve. Iggy ka thënë se kjo është një situatë shumë e vështirë nga ana emocionale për të, edhe për marrëdhëniet që duhet të ruajë me njerëzit. Për shkak të gjithë negativitetit me të cilin u përball, Iggy vendosi të çaktivizojë të gjitha llogaritë e saj në rrjete sociale për pak kohë. Në përgjithësi Azalea nuk ka eksperiencë pozitive nga mediat sociale, sepse kjo nuk është hera e parë që përballet me kritika të tilla.