Miley Cyrus rikthehet më fuqishëm se kurrë në tregun muzikor!

Showbiz

Miley Cyrus është një ndër personazhet më interesantë të Hollywood-it e cila karakterizohet nga guximi dhe fakti që gjithmonë është pa komplekse.Shpeshherë ajo ka ndërmarrë disa veprime të papritura që kanë çuditur gjithmonë fansat dhe ndjekësit e saj.Së fundmi, ajo ka postuar një video në llogarinë e saj të Instagramit ku ka njoftuar fansat e saj se albumi më i ri është në prag të publikimit.

Gjithashtu, ka bërë të ditur se albumi ‘She is coming’ do të lancohet me datën 31 maj.Albumi do të përmbajë bashkëpunime me disa këngëtarë si : Ghostface Killah, Swae Lee dhe RuPaul.‘Younger Now’ është albumi i fundit nga këngëtarja amerikane që është lancuar rreth dy vite më parë.