Madonna konfirmon pjesëmarrjen në natën finale të ‘Eurovision’…

Showbiz

Nata finale e festivalit shumë të njohur ‘Eurovision’ është shumë pranë dhe një nga surprizat që drejtuesit e kompeticionit kanë menduar për publikun këtë vit ka qenë pjesëmarrja e ikonës së muzikës Madonna. Por pas shumë diskutimesh nga transmetuesi publik i Izraelit, është konfirmuar se 60-vjeçarja ka shkruar kontratën për të performuar në natën finale të ‘Eurovision’.
Gazetari është shprehur për mediat;- “Pas disa ditëve të tensionuara, kontrata mes Madonnës dhe producentëve të ‘Eurovision’ është nënshkruar sot”.
Të gjithë jemi entuziastë për të parë se çfarë këngëtarja e famshme ka rezervuar për të gjithë ndjekësit në skenë, por dhe teleshikuesit nga shtëpia.