Ilayda Alisan: “Më kanë ndryshuar vitet”

Showbiz

İlayda Alişan, një nga aktoret e spikatura të brezit të ri, është kapur nga kamera teksa po largohej nga një mbrëmje festive dhe u pyet nga gazetarët në lidhje me projektet ku po merr pjesë. Ajo tregoi se gjeti pak kohë për veten  gjatë kësaj periudhe të ngarkuar me projekte ku siç tregoi, e gjen veten në sheshxhirim në pjesën më të madhe të kohës, jo vetëm për seriale por edhe për një film që do të shfaqet së shpejti në kinema. Ndërsa pyetur për ndarjen nga kolegu i saj me të cilin ndau shedshxhirimin në role kryesore, Serkaj Tytynxhy, ajo shpjegoi se nuk dëshironte t’i rikthehej sërish komenteve për atë që mbeti pas. Lidhur me pretendimet se aktorja ka bërë disa ndërhyrje estetike, Ilajda nuk ka pranuar të japi asnjë përgjigje. Kujtojmë se pak kohë më parë aktorja postoi një foto nga e kaluara e shoqëruar më vonë nga një tjetër foto të së tashmes. Këto dy fotografi zgjuan pikëpyetje të shumta në lidhje me pamjen e aktores dhe natyralitetin e saj. Të shumtë ishin ata që menduan se ajo kishte kryer disa operacione ‘të vogla’ plastike. Por ajo këmbënguli të mos komentonte asgjë pas shpjegimit përmes një mesazhi të postuar në rrjetet sociale ku thoshte se në foton nga e kaluara ishte vetëm 15 vjeç, e tani kishin kaluar 10 vite nga ajo kohë. Gjithashtu aty përmendte se nuk kishte asnjë ndërhyrje përveç buzëve por  thjesht ishte rritur dhe ky ndryshim kishte ardhur nga mosha e jo nga ndërhyrjet estetike.