Ilir Shaqiri, uron Amin nga skena e Dancing With the Stars!

Showbiz

shaqiri
Mbrëmjen e djeshme në ekranin e Vizion Plus startoi spektakli i madh i kërcimit, Dancing With the Stars. Këtë vit, pjesë e tij janë 12 konkurrentë të cilët kanë qenë pjesmarrës në edicione të viteve të kaluara. Gjithashtu, një risi pati edhe në jurinë e spektaklit. Pjesë e saj tashmë është edhe aktori i humorit, Julian Deda.

ilir
Moderimi i spektaklit këtë vit i është besuar Almeda Abazit dhe Rudi Hizmos, megjithatë Ilir Shaqiri nuk harroi të përshëndeste edhe moderatoren e mëparshme të këtij spektakli, Amarda Toskën. Ami sapo është bërë nënë për herë të dytë dhe ka sjellë në jetë një vajzë. Ilir Shaqiri, e ka uruar atë live, duket shtuar gjithashtu: “Vajza të mos bëhet më e bukur se ty, se s’ka ku të shkojë më tepër.” Një përshëndetje mjaft e veçantë për Amin, nga kolegët e Dancing.

amarda