Partneri i Cardi B përballet me policinë…

Showbiz

Së fundmi, në internet ka qarkulluar një video ku reperi i njohur, Offset, shfaqet duke goditur telefonin e një fansi. Pas këtij veprimi, djali ka shkruar në polici dhe e ka denoncuar reperit, kështu që tani ka një urdhër arresti për të. Sipas ‘USA Today’, akuza ndaj Offset është gjykuar si dëmtim prone e shkallës së dytë, pasi dëmi kapte shifrën 800 dollarë.

Për momentin, Offset duket se po ‘shijon’ vëmendjen e publikut nga paraqitja e tij dhe Cardi B në tapetin e kuq, ndërsa në lidhje me akuzat e fansit të tij nuk ka pasur asnjë reagim nga reperi. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që reperi përballet me akuza të tilla, pasi pak kohë më parë ai u arrestua pas një koncerti, për posedim të substancave të ndaluara.