Ingrit Gjoni i uron ditëlindjen të birit me dhuratën speciale…

Showbiz

gjoni
Djali i Ingrit Gjonit, Paridi feston sot ditëlindjen e tij të shtatë. Ai është fëmija i parë i këngëtares, e cila nëpërmjet një videoje e ka uruar në Instagram:“Jeta ime, Pidi mamit Happy Birthday. Si sot 7 vjet më parë, Zoti më bekoi me një dashuri kaq të madhe si ty. Love you.”

Por ajo çka tregon videoja është më e veçantë. Në të shfaqet momenti ku Paridi hap sytë për të zbuluar dhuratën e tij dhe reagimi është tepër i adhurueshëm. Në një kohë kur fëmijët janë pushtuar nga mjetet teknologjike, Paridit i kanë dhuruar një lepur.Kafshët janë miqtë më të mirë të njeriut, e sidomos të fëmijëve. Dhe kështu, i urojmë një ditëlindje të lumtur Paridit.