Irina Shayk kapet mat në krahët e një tjetër mashkulli

Showbiz

Kanë kaluar vetëm pak muaj nga ndarja me aktorin Bradley Cooper dhe Irina Shayk është bërë subjekt i mediave rozë. Modelja seksi duket se ka lënë gjithçka pas dhe është parë nën shoqërinë e një mashkulli tjetër, në New York. Personi në fjalë është Alec Maxwell, drejtori artistik i revistës “Vogue”, por nuk është ende e sigurt nëse ka një lidhje mes tyre. 33-vjeçarja dukej në formë mjaft të mirë, e veshur sportive dhe kaq e lumtur në fotot e paparacëve.