Ish-i dashuri i Kendall Jenner arrestohet në Suedi

Showbiz

Asap Rocky është arrestuar në Suedi pasi akuzohet për sulm! Në një video, që është publikuar në internet, shihet teksa ASAP Rocky dhunon një tjetër mashkull duke e qëlluar me grushte.

Prokurorët thonë se arrestimi i ish-të dashurit të modeles Kendall Jenner, erdhi pas një përleshjeje të dielën në kryeqytetin e Stokholmit, ku ai ishte duke performuar në një festival të quajtur Smash. Por reperi gjithashtu ka publikuar videot e tij në mediat sociale, për të cilat thonë se janë bërë para sherrit, në momentin kur personi në fjalë po e ndiqte. Në videot e publikuara nga reperi në Instagram dëgjohet teksa ai dhe njerëzit me të cilët është, i kërkojnë në mënyrë të përsëritur një burri për të mos i ndjekur më.