Kylie Jenner, blen makinën me çmim marramendës

Showbiz

Kylie Jenner ka një fiksim të çmendur për makinat luksoze dhe këtë sapo e dëshmoi serish. Ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians” i ka dhuruar vetes një makinë të re super luksoze “Rolls Royce Phantom” e cila kap shifra marramendëse. Çmimi minimal për këtë makinë është 450 mijë dollarë. Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale Kylie ka prezantuar pamjet e makinës së saj të re duke e quajtur atë si shtëpinë e re të sigurt.