Mbrëmje premierash në Tring

Programe

Edhe pse jemi zyrtarisht në sezonin e verës ku në përgjithësi të gjitha prodhimet mbyllen për të rifilluar në vjeshtë në TRING ndodh komplet e kundërta.

Pas serialit “Ribashkimi” që filloi të premten, dy premiera startojnë sot në Platformën Tring. Pas përfundimit të serialit mjaftë të ndjekur “Persona” nis sot në mbrëmje në Jolly HD ne oren 21:00 seriali “Halka “ një histori që do tju mbaj mbërthyer çdo të enjte më aktorët e njohur Kaan Yildirim, Hande Ercel dhe Serkan Çayoğlu.

Por nuk mbaron këtu pasi dilemës tuaj për emisionin e shumëpritur po i vjen fundi. E kemi fjalën për “3shat” emisioni i humorit që ngre siparin sot në kanalin SmileTring .

Bora Zemani, Donald dhe Romeo Veshaj ju presin në orën 21;00. Se çfarë pritet të ndodhi po j’ua lemë surprizë mjafton t’ju themi që të ftuar në puntatën e parë do të jenë aktori i mirënjohur Agron Llakaj dhe këngëtarja Jonida Maliqi.

Ju urojmë një mbrëmje të kendëshme pasi siç ju kemi thënë Tring nuk shkon me pushime.