Ish i dashuri i Meryem Uzerli tashmë në krahët e një tjetër aktoreje – Flet Meryem

Showbiz

U diskutua shumë në shtypin turk fakti se Alp Ozcan, ish i dashuri i Meryem Uzerli u pa në Festivalit e Kanës në krahët e një tjetër aktoreje turke. Ai ishte atje bashkë me Berrak Tuzunatac, ose siç e kemi njohur Ozge nga seriali “Fi”. Gazetarët nuk kanë ngurruar të pyesin Meryem në lidhje më këtë fakt.

“E shkuara është e shkuar. Nuk më intereson” – ka thënë ajo. gjithashtu, Meryem është shprehur se Berrak vazhdon të mbetet për të një mike dhe kolege shumë e mirë.