Ishin viktima të trafikimit seksual: Ashton Kutcher shpëton mbi 6000 fëmijë!

Showbiz

ashton femije
Organizata jofitimprurëse e Ashton Kutcher, Thorn: Digital Defenders of Children, ka shpëtuar pothuajse 6000 fëmijë, viktima të trafikimit seksual, vitin e kaluar. Aktori bashkë-themeloi Thorn, fillimisht i njohur si Fondacioni i ADN-së, me ish-bashkëshorten Demi Moore më 2009. Organizata ndihmon në luftën kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
Raportet nga organizata për vitin 2017 tregojnë se Thorn ka ndihmuar ligjzbatuesit dhe hetuesit që të identifikojnë 5,791 fëmijë të trafikuar për shfrytëzim seksual.

kutcher
Ata arritën që të shpëtojnë 103 fëmijë ku abuzimi seksual ndaj tyre ishte filmuar dhe nxjerrë në shitje.Thorn përdor një aplikacion në internet Spotlight, që siguron zbatimin e ligjit me informacione dhe i udhëheq mbi rrjetet e dyshuara të trafikimit njerëzor, si edhe reklama ku mund të jenë fëmijët, me qëllim identifikimin dhe rikuperimin e viktimave.
Tani aplikacioni përdoret nga 5.000 oficierë në SHBA dhe Kanada.