Ja çfarë i tha Mbretëresha kur e takoi: Donald Trump tregon ndjesinë që pati!

Showbiz

takimi
Pasi Donald Trump takoi Mbretëreshën Elizabeth në Londër javën e kaluar, ka ende kureshtje për të mësuar se çfarë diskutuan ata së bashku në mënyrë miqësore. Gjatë takimit privat në Kështjellën Windsor, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka treguar në një intervistë për “Good Mornind Britain” mbresat që i ka lënë takimi me Mbretëreshën. Ai ka treguar fjalët e para të këtij takimi, ku sipas tij Mbretëresha Elizabeth e ka pritur me shumë elegancë. “Më tha thjesht mirë se erdhe në një mënyrë aq elegante dhe të bukur. Ishte vërtet diçka speciale”,-është shprehur Trump.

trump
Presidenti amerikan është pyetur gjithashtu nëse Mbretëresha e ka pëlqyer atë, mirëpo ai ka folur vetëm për përshtypjet e tij për Mbretëreshën Elizabeth. “Unë nuk dua të flas nëse ajo më ka pëlqyer ose jo, por unë mund të them për veten time se ajo më ka pëlqyer shumë. Unë e kisha dëgjuar nga të tjerët që me Mbretëreshën nuk mund të flasësh vetëm për politikë apo jo?”,-ka shtuar më tutje Trump. Trump ka folur gjithashtu për çiftin e ri, Meghan-Harry ku është shprehur se nuk ka pasur fatin ende t’i takonte, por që nga fotot i pëlqejnë si çift.