Ja cili është këngëtari shqiptar që do të shikoni në serialin më të ri në Tring…

Showbiz

Bertan Asllani është një emër që mendojmë se të gjithë e njihni. Ai është këngëtari shqiptar i cili ka sjellë shumë hite në tregun tonë muzikor. Prej vitesh Bertani është zhvendosur në Turqi ku edhe vazhdon karrierën e tij muzikore .


Së fundmi Bertani është bërë pjesë e serialit turk “Kimse Bilmez”, jo si aktor, por si kompozitor. Ai ka krijuar muzikën e këtij seriali i cili shumë shpejt do të vijë në ekranin shqiptar.
Seriali do të transmetohet në Tring nga data 9 nëntor në kanalin 3Plus çdo të shtunë dhe të diel. Seriali do të mbajë titullin “Dashuri dhe sekrete” dhe në role kryesore të këtij seriali janë aktorët, Kerem Cem dhe Ozgu Kaya të cilët kanë një histori të veçantë dashurie.