Ja sa ndryshe duket sot vajza e vogël e cila interpreton si Emiliana në serialin Rikthimi

Showbiz

galamun

Gala Montes është emri i vërtetë i aktores e cila interpreton si Emiliane në serialin “Rikthimi” i cili transmetohet nga e hëna në të premte në kanalin 3Plus në Tring. Ajo ka lindur në 4 gusht të vitit 2000 dhe njihet si aktore dhe modele. Edhe pse vetëm 17 vjeç, Gala numëron dhjetëra role në filma dhe seriale. Ajo u shfaq për herë të parë në ekran kur ishte vetëm 6 vjeç në serialin “La niñera”. Gjithashtu, ajo ka interpretuar disa personazhe në moshë të re si Alma në serialin “La oltra cara del Alma” apo Luz në serialin “El senor de los cielos.” Gala u bë pjesë e kastit të serialit “Rikthimi” në vitin 2014. Ajo gjithashtu fituar çmim në vitin 2016 për interpretimin e saj në “El señor de los cielos” ndërsa me serialin “Rikthimi” u nominua në dy çmime.

Sot, Gala është një artiste që premton shumë për të ardhmen, e talentuar dhe shumë e bukur. Shihni në këtë galeri si ka ndryshuar ajo që pas interpretimit në serialin “Rikthimi”.