Ja si duket Ajola Xoxa në muajt e fundit të shtatzanisë!

Showbiz

ajola xoxa sht
Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa siç të gjithë e dinë është shtatzënë, në pritje të një djali. Shtatzënia e Ajolës është komentuar gjatë në media pasi prej kohësh, pyetja që e mundonte më së shumti Veliajn në intervista të ndryshme ishte se kur do të bëhej baba. Tashmë të gjithë janë të lumtur, pasi Ajola dhe Veliaj në shtator pritet të bëhen prindër për herë të parë.

ajola shtat

Gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë, Ajola nuk ka qenë shumë aktive as në daljet e saj publike dhe as në rrjetet sociale. Mirëpo, sot ajo ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet me një fustan blu të errët. Edhe pse fustani është i gjërë, Ajola nuk e fsheh dot barkun e rrumbullakosur. Ajo që vlen të theksohet është se bashkëshortja e Veliajt nuk ka shtuar shumë peshë dhe është njësoj në formë, madje akoma edhe më bukur me gjithë nurin që i ka dhënë shtatzënia.