Ja si e quan kunata Almeda Abazin

Showbiz

xyz

Në fokus të mediave turke dhe jo vetëm, këtë javë ka qenë dasma e ish Miss Shqipëria Almeda Abazi dhe e aktorit turk Tolgohan Sayisman. Çifti është martuar në Beverly Hills në një nga hotelet më luksoze. Ata kishin disa vite të dashuruar dhe më 13 shkurt, kanë realizuar ceremoninë e dasmës së tyre.

Ne një postim të motrës së Tolgohan në instagram, ajo shprehet:
“Më lejoni t’ju prezantoj me Almeda Sayisman, nusen më të bukur dhe më të dashur ndonjëherë!”
Padyshim, që ajo ka të drejtë, bukuroshja shqiptare shkëlqente e veshur me fustan të bardhë dhe ishte më e bukur se kurrë.