Zëra për një lidhje të re të Angelina Jolie – ja cili është ai

Showbiz

angelina

Pas ndarjes së Angelina Jolie dhe Brad Pitt shumë zëra qarkulluan për çiftin më të famshëm të Hollywoodit, por këtë se kishim dëgjuar asnjëherë më parë.
Sipas një burimi për Hollywoodlife.com, Brad Pitt nuk do të habitej aspak nëse ish gruaja e tij do të niste një lidhje të re me Jared Leto, aktorin dhe muzikantin e famshëm amerikan.

“Brad e ka ditur gjithmonë simpatinë e Jolie për Leto-n” – rrëfen burimi ende anonym i Hollywood Life.
Gjithashtu, sipas Star Magazine, Jared dhe Angelina janë takuar disa herë pas divorcit të saj dhe shpesh i telefonojnë njëri tjetrin. Këto dy fakte kanë bërë që hamendësimet për një lidhje të re të aktores të mund të jenë të vërteta.
Pas një dekade të martur, Angelina Jolie dhe Brad Pitt u divorcuan në shtator 2016.